Sigal Prishtina në Ligën e Kampionëve

04 korrik 2018 | 13:04

Sigal Prishtina do të marrë pjesë edhe sivjet në Ligën e Kampionëve në basketboll.

Edhe pse kampion u shpall Bashkimi, është Prishtina ajo që do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve. Kjo është hera e dytë që Prishtina merr pjesë në këtë garë. Prishtina do të jetë pjesë e raundit të parë kualifikues. Shorti për këtë fazë do të hedhet më 11 korrik në Zvicër.

Në edicionin e kaluar, Prishtina u eliminua në fazën e parë eliminatore të grupeve për të vazhduar në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me Gardën Ceremoniale të FSK-së…