SIGMA përkrah Ministrinë e Administratës Publike

08 shkurt 2018 | 14:41

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës, në Paris, Qendrim Gashi, është takuar me udhëheqësen e SIGMA-s znj. Karen Hill.

Ministri Yagcilar pasi ka falënderuar Hillin për mbështetjen e SIGMA-s dhënë MAP-it në realizimin e objektivave të reformës së administratës publike.

Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e reformave të administratës publike dhe në këtë drejtim po punohet në funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, Karen Hill e ka përgëzuar ministrin Yagcilar për angazhimin dhe punën, që është duke bërë.

Ajo ka ripërsëritur faktin se përkrahja e SIGMA-s për Ministrinë e Administratës Publike do të thellohet edhe më tutje.

Gjate qëndrimit në Paris, ministri Yagcilar, me delegacionin e Republikës së Kosovës i përberë nga zyrtaret të lartë të Qeverisë së Kosovës, është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe OECD/SIGMA, me të cilët është duke diskutuar rreth finalizimin të Pakos ligjore të administratës publike: Ligjin për Organizimin e administratës Publike, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Pagat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Londër, Paris, New York, Barcelona, Bangkok. Këto janë disa nga…