Siguria në vendin e punës është përgjegjësi institucionale, thotë deputeti Berisha

24 korrik 2025 | 13:59

Deputeti i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka thënë se siguria në vendin e punës është përgjegjësi institucionale.

“Katër qytetarë humbën jetën në vendin e tyre të punës brenda një periudhe të shkurtër kohore. Këto ngjarje nuk mund të cilësohen thjeshtë si aksidente, ato janë pasojë e mungesës së sigurisë, mosrespektimit të standardeve dhe neglizhencës institucionale. Tashmë, me temperaturat e larta që po përfshijnë vendin, rreziku është edhe më i madh. Punëtorët fizikë, zjarrfikësit, policët dhe personeli shëndetësor janë çdo ditë në vijë të parë, duke rrezikuar jetën për t’i shërbyer të tjerëve”, ka shkruar Beka në “Facebook”.

Ai ka kërkuar me urgjencë: Siguri të shtuar për të gjithë ata që punojnë në kushte ekstreme; Inspektime të rrepta në vendet e punës; Pajisje mbrojtëse dhe masa konkrete për mbrojtjen e jetës së punëtorëve. “Ngushëllimet më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ne nuk mund të kthejmë jetët e humbura, por mund dhe duhet të veprojmë që kjo të mos ndodhë më. Respekt dhe mbështetje për zjarrfikësit, policinë dhe personelin shëndetësor, heronjtë tanë të përditshëm që përballen me sfida të shumta për sigurinë e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Bekë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një letër drejtuar…