Sigurohet materiali për intervenime në sy

17 janar 2020 | 13:36

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka siguruar materialin e nevojshëm për intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit.

Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK-ja ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve.

Tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.

Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten ekspedita e skuadrës së Gjilanit ka “zbarkuar” në…