SIKUR TË ISHA PRESIDENT

07 gusht 08:18

AHMED METAR

Sikur të isha president arab,

do ta zgjidhja problemin

dhe do ta rehatoja popullin

nga barrët që e kanë rënduar.

Unë, sikur të isha president,

do t’i ftoja presidentët

dhe do t’u mbaja një fjalim të shkurtër

për vuajtjet që i përjeton populli ynë,

dhe për sekretin e mjerimit,

do t’i ndërprisja të gjitha pyetjet,

do ta lexoja besmelen

dhe do ta hidhja bombën

mbi ta e mbi veten time.

Ahmed Metar është poet irakian. Ka lindur në vitin 1954 në Basra. Metar filloi të shkruajë poezi në moshën katërmbëdhjetëvjeçare dhe shumë shpejt u bë i njohur me botimin e pamfleteve politike. Është autor i disa përmbledhjeve me poezi dhe i disa pamfleteve. Këtë poezi, edhe disa të tjera të tij, posaçërisht për numrin e gjashtë të revistës “Akademia”, e ka përkthyer Jahja Honduzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…