‘Sillni në shtëpi’, Endrit Thaçi shpërndan banerin për çlirimtarët
30 prill 2026
| 12:19
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë në Instagram një fotografi të një baneri të vendosur në kryeqytet në mbështetje të çlirimtarëve.
Në baner shkruhet: “Çlirimtarët, sillni ata në shtëpi”.
Fotografinë e këtij mesazhi Endriti e ka publikuar në “Instagram”.




