
Silva: Do të qëndroj edhe një vit te City
“Kam ende një vit në kontratën time, kështu që është e qartë se mund të largohem nga Manchester City vetëm sezonin e ardhshëm. Unë e di se çfarë do të bëj, por nuk është ende koha për të folur për këtë”, u shpreh Bernardo Silva, një nga shtyllat e “citizens”.
“Jam shumë i fokusuar te sezoni dhe të ndihmoj ekipin tim. Kur të vijë koha, do të flas për të ardhmen. Sezonin tjetër do të jem te Manchester City. Do të qëndroj këtu”, ka shtuar Silva.
Deklarata të qarta, të cilat fshijnë çdo dyshim të paktën për sa i përket sezonit të ardhshëm. Ditët e fundit pati zëra për një largim të mundshëm të tij, të përgënjeshtruar nga vetë Bernardo Silva. Verën e ardhshme ai mund të largohet nga City me një transferim falas. Silva ende nuk ka mbushur 31-vjeç, ndaj ka mjaft admirues në Evropë por edhe në Arabinë Saudite.