
Silvio Berlusconi mund të bëhet baba në moshën 86-vjeçare?
Lajmi për martesën e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi me Marta Fascina-n ka pushtuar të gjitha mediat rozë jo vetëm në Itali, por në të gjitha tabloidet prestigjioze ndërkombëtare. Por lami i fundit mund të jetë një bombë e vërtetë. “Marta Fascina mund të jetë shtatzënë, kështu që Silvio Berlusconi mund të bëhet sërish baba në moshën 86-vjeçare”. Për ‘Il Cavaliere’, mund të ishte hera e tij e gjashtë.
Sipas “Il Messaggero” dhe “Libero”, të parat që shkruan për “martesën”, citojnë drejtorin e portalit të lajmeve ‘Novella 2000,’ Roberto Alessi: “Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina mund të bëhen prindër. Ai mund të jetë 86 vjeç, por për disa pasione nuk del kurrë në pension”.
Megjithatë, lajmi do ishte shumë i bukur për të qenë i vërtetë, pasi partia e tij ‘Forza Italia’ e përgënjeshtroi pak orë më parë duke thënë se është një lajm i rremë. Por ende nuk ka një konfirmim ose mohim të lajmit nga vetë Silvio Berlusconi apo Marta Fascina.
Marta Fascina dhe Silvio Berlusconi javën e kaluar shkëmbyen unazat në një ceremoni simbolike në Villa Gernetto, në prani të disa miqve të ngushtë të çiftit.