Simeone: Chelsea ishte skuadër me e mirë

18 mars 2021 | 14:31

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur pas humbjes dhe eliminimit nga Chelsea në kuadër të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Atletico Madridi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese apo në total 3-0 nga dy ndeshjet, duke u eliminuar nga gara elitare e klubeve evropiane. Ky eliminim ka lënë shije të hidhur te klubi nga Madridi, por trajneri Simeone e ka përgëzuar ekipin anglez për lojën dhe kualifikimin.

“Në dy ndeshjet ata ishin fitues të ndershëm. Ndeshja e parë ishte e barabartë dhe ata ishin ndeshjen e dytë ata ishin superiorë. Ne u përpoqëm t’i bëjmë presion të lartë dhe t’ia bëjmë të vështirë për t’u larguar, por ata vazhduan përsëri”, ka thënë Simeone.

Simeone ishte mospërfillës kur u pyet për penalltinë që bërtiti Atletico në pjesën e parë.

“Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Ata ishin më të mirë. Kur rivali është më i mirë, duhet të përgëzoni dhe rivendoseni veten për të menduar përsëri për La Ligën”, ka shtuar trajneri Atleticos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një objekt banesor në Fushë Kosovë mbrëmë ka shpërthyer…