Simeone kërkon falje: Gjesti im nuk kishte objektiv Juventusin

21 shkurt 2019 | 12:08

Trajneri Diego Simeone festoi si një ultras, me një gjest të shëmtuar, golin e parë ndaj Juventusit. I intervistuar nga “Sky”, trajneri argjentinas shpjegoi gëzimin e tij pas golit të Gimenez, kur u drejtua nga tribuna e “Wanda Metropolitano” dhe bëri me duar nga organet gjenitale, duke dashur t’ia nxjerrë në pah dikujt ato.

“Thjesht, tregova çfarë ndjeva në atë moment. Në qoftë se dikush është ofenduar, kërkoj falje. Nuk ishte një gjest drejtuar tifozëve të Juves. Ndeshja më e mirë e Atletico Madridit? Edhe me Borussia Dortmund kemi luajtur shkëlqyeshëm. Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Koke e Diego Costa. Edhe Saul është përmirësuar shumë. Ne kemi qenë në gjendje të luajmë një ndeshje inteligjente. U përballëm me një ekip të madh, me lojtarë të fortë dhe u përpoqëm të përfitojmë nga çdo situatë. Në fund morëm një rezultat të mirë”, ka thënë Simeone.

“Ne e dimë, megjithatë, vështirësinë e të luajturit në Torino. Juventusi është një ekip i madh, një klub i madh. Në përbërje ka kampionë të mëdhenj, ne do të duhet të vuajmë në ndeshjen e kthimit”, ka deklaruar Simeone. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video intime e Nicole Scherzingerit me ish të dashurin…