Simeone: Një ditë do të jem trajner i Interit

11 shtator 2018 | 15:21

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se një ditë dëshiron të jetë trajner i Interit, por e ka lavdëruar punën e trajnerit aktual, Luciano Spalletti.

“Është e qartë se gazetarët italianë do ta bëjnë këtë pyetje klasike. Gjithmonë kam thënë se një ditë do ta marrë pozitën e trajnerit në Inter, e kam gjithmonë në mendje këtë opsion. Ata e kanë një trajner, i cili është duke bërë punë shumë të mirë. Por, edhe unë jam duke kaluar një kohë të jashtëzakonshme me Atleticon. Do të ndodhë atëherë kur të ndodhë. 2020, viti i përfundimit të kontratës me Atleticon, është larg. Kam ende dy vite kohë”, ka thënë Simeone.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 100 emigrantë, duke përfshirë të paktën 20…