Simeone: Pas barazimit e ndieja se do ta fitonim

10 janar 2020 | 17:52

Diego Pablo Simeone ishte thjesht i çmendur, i ekzaltuar dhe sigurisht që festimet e tij tashmë bëjnë bujë në të gjithë botën.

Trajneri i Atleticos vendosi që ta përmbajë disi veten, duke qenë se fitorja ndaj Barçës thjesht i dhuroi finalen, ndërsa për trofeun duhet të mposhtin edhe Realin.

“Ishte një nga ato fitore për të cilat ia vlen të vuash e më pas të fitosh. Ishte një natë madhështore për të gjithë ne dhe është meritë e lojtarëve të mi që ia dolën. Ndoshta s’do ta besoni, por e ndjeva realisht se mund ta përmbysnim. Pas barazimit isha i bindur në kokën time se do ta shënonim edhe golin e tretë dhe intuita nuk më gënjeu. E merituam finalen”, ka thënë Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri me rrëfime nga jeta e autores Basrie Murati –…