Simiq: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar do të ankimohet në Kushtetuese – është anëtar i Vetëvendosjes dhe nuk përfaqëson serbët

10 tetor 2025 | 20:06

Deputeti dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se partia e tij do të ankohet ndaj vendimit për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si vendim që bie ndesh me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton Danas.

Simiq tha se Rashiqin nuk e ka zgjedhur populli serb. “Ai është vetëm edhe një anëtar tjetër i Vetëvendosjes. Rashiqin e kanë futur me forcë si deputet, e tani me të njëjtin mënyrë e kanë shpallur nënkryetar”, deklaroi ai.

Duke cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Simiq theksoi se “fituesi i zgjedhjeve nga komuniteti serb ka të drejtën ekskluzive të propozojë kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb”.

Sipas tij, kjo e drejtë i takon Listës Serbe. “Meqë Rashiq nuk është propozuar nga kjo parti, zgjedhja e tij për nënkryetar përbën shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, argumentoi Simiq.

Nuk është sqaruar ende se kur do të paraqitet ankesa zyrtare dhe para cilit organ do të drejtohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në…