Sinani: Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginë
11 prill 2022
| 14:28
Ardita Sinani ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë kundër shkarkimit të saj. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se bashkërisht do ta përmirësojnë degradimin e politikës shqiptare në Luginë të Preshevës.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në mërgatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Sinani në llogarinë e vet në “Facebook”.



