Sinani prezantohet te Prishtina: Do të ndjekim titullin e kampionit

31 korrik 2023 | 14:09

Qendërmbrojtësi me përvojë, Egzon Sinani e ka pranuar ofertën e skuadrës së Prishtinës dhe iu bashkëngjitur kryeqytetasve në përgatitjet që po i zhvillon në Pogradec.

29-vjeçari ka luajtur Llapin dhe Ballkanin në të kaluarën, kurse edicionin e fundit ishte pjesë e Gjilanit. Sinani ka thënë se bashkë me Prishtinën do të ndjekin titullin e kampionit në Superligë.

“Prishtina është klubi më i trofeshëm, me kushtet më të mira dhe nuk e pata të vështirë të pranoja ofertën për t’u veshur ‘bardhekaltër’, pavarësisht se viteve të kaluara nuk ishin krijuar kushtet dhe rrethanat që më herët t’i bashkohesha skuadrës. Besoj shumë, se minimumi i minimumit të synimit do të jetë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. Por, duke e parë ekipin nga afër se çfarë disponon, jam i bindur që do të ndjekim edhe titullin. Kemi grup jashtëzakonisht të mirë futbollistësh, por më së shumti më gëzon fakti që shumica e futbollistëve janë të rinj dhe po shoh shumë entuziazëm të madh në grup”, ka thënë Sinani për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) së bashku me kolegë…