
Sinani: Studentët e thyen heshtjen
Nga Arsim Sinani
Më 1 tetor 1997, në Prishtinë, u mbajt demonstrata e madhe e studentëve të Universitetit të Prishtinës kundër pushtimit serb, me kërkesën për rikthimin në objektet universitare shqiptare të uzurpuara nga regjimi gjakatar sërb. Shokët si: Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Albin Kurti, Ernest Luma dhe shumë studentë të tjerë i dolën ballë për ballë aparatit shtetëror serb, duke zgjuar ndjenjën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Kurrë nuk u ndamë dhe solidarizimi ynë ishte jo vetëm me protesta por në të gjitha format.
Në fotografinë e realizuar në selinë e Unionit të Pavarur të Studentëve të Kosovës (UPSUP), në Velani, jam pranë Fati Hisenit, kryetarit të studentëve të Universitetit të Tetovës, i cili ndodhet në të djathtën time, si dëshmi e përkushtimit dhe guximit tonë të përbashkët në ato ditë vendimtare për fatin e Kosovës.