Sindi kritikohet për pozën perfekte: I përthyer i shkreti aty, që mos t’jua shpifë…

06 shtator 2021 | 15:18

E veshur shumë elegante me një fustan të shkurtër dhe me një palë taka. Kështu u shfaq ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, në foton e fundit të postuar në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo kishte marrë pozën perfekte, por mesa duket fansat e kanë parë me aq kujdes foton në fjalë, sa menjëherë e kanë kritikuar për “photoshop”.

“Ku e ke gishtin e dorës së djathë o Sindi”, e pyet një ndjekëse, të cilës ka vendosur që t’i përgjigjet menjëherë.

“I përthyer i shkreti aty, që mos t’jua shpifë me thonjtë pa tipsa”, shkruan ish-konkurrentja e reality show-t, e cila herë pas here kritikohet nga ndjekësit për modifikim të fotove.

“Ku e ke gishtin?”/ Sindi kritikohet për pozën perfekte: I“Ku e ke gishtin?”/ Sindi kritikohet për pozën perfekte: I“Ku e ke gishtin?”/ Sindi kritikohet për pozën perfekte: I

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Ribery edhe zyrtarisht është lojtar i ekipit Salernitana që…