Sindikata e Policisë së Kosovës dhe Sindikata e Policisë së Lituanisë arrijnë bashkëpunim

04 nëntor 2025 | 11:23

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit sindikal ndërkombëtar dhe me qëllim të thellimit të marrëdhënieve profesionale ndërmjet organizatave policore, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Lituanisë (LPPS) – një hap i rëndësishëm institucional që konsolidon partneritetin sindikal, solidaritetin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dy vendet.

Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe presidentja e LPPS-së, Roma Katinienė, duke vënë themelet e një partneriteti të qëndrueshëm ndërkombëtar në fushën sindikale, sociale dhe profesionale.

Ky bashkëpunim synon: Forcimin e solidaritetit ndërkombëtar sindikal midis policive të dy vendeve; Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë; Zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha si arsimi, kultura, sporti dhe mirëqenia sociale; Rritjen e ndërveprimit profesional dhe institucional, përmes takimeve, trajnimeve dhe vizitave studimore të ndërsjella.

Marrëveshja shënon një pikë kthese në ndërkombëtarizimin e sindikatës sonë, duke e pozicionuar Sindikatën e Policisë së Kosovës si një faktor të rëndësishëm në rrjetin evropian të bashkëpunimit sindikal policor.

Delegacionet e të dy sindikatave zhvilluan gjithashtu takime zyrtare në Pejë, vizituan institucione dhe objekte kulturore, duke diskutuar projektet që do të thellojnë bashkëpunimin dhe do të avancojnë mirëqenien e oficerëve në Kosovë dhe Lituani.

Kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë forca e vërtetë e sindikatave moderne, të përkushtuara ndaj mbrojtjes së të drejtave, dinjitetit dhe zhvillimit të anëtarëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin,…