Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh ngushëllime për policin që vdiq rrugës për në punë

16 dhjetor 2025 | 13:46

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit, Ismet Isufi.

Ismet Isufi dyshohet se vdiq nga një sulm kardiak e më pas është vetaksidentuar në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.

“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Ismet Isufi, familjes, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sindikata e Policisë së Kosovës”, është thënë në telegramin e ngushëllimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë dhe nënkryetari i…