Sindikata e Telekomit sot merr veprime të reja

02 nëntor 2020 | 08:42

 

Ditë më parë kompanisë publike Telekomi i Kosovës iu janë bllokuar llogaritë bankare.

Rrjedhimisht, punëtorët e kësaj kompanie kanë paralajmëruar se sot do t’i shpalosin masat që do t’i ndërmarrin.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020  në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendror të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

Punëtorët e Sindikatës ditë më parë kanë bërë me dije se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë e Telekomit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bizneset dhe ndërtesat e zyrave pranë Shtëpisë së Bardhë kanë…