Sindikata e ‘Trepçës’ tregon për ndërprerjen e grevës: Nuk do të harrojmë asgjë

03 nëntor 2023 | 16:39

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka lëshuar një komunikatë për medie, duke treguar arsyet e ndërprerjes së grevës dhjetëditore.

Në njoftimin e kësaj sindikatë është bërë me dije se është arritur një marrëveshje.

“Me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve dhe greva e tyre 10 ditore, si reagim i drejtë dhe mesazh i qartë se situata në këtë gjigant metalurgjik duhet të ndërrojë njëherë e përgjithmonë. Deputetët që negociuan këtë marrëveshje së bashku me Bordin e Përkohshëm Mbikëqyrës të ndërmarrjes janë garantuesit dhe zbatuesit e marrëveshjes së shkruar dhe dakordancës se të katër pikat e marrëveshjes do të realizohen”, ka njoftuar  Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 04.11.2023 Punime të…