
Sindikata e Zjarrfikësve i dërgon letër Kurtit, ka disa kërkesa
Sindikata e Zjarrfikësve ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zjarret që kanë përfshirë disa vende të Kosovës.
Në këtë kontekst, kjo sindikatë i i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kjo sindikatë ka kërkuar që zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në teren të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme.
Po ashtu është kërkuar që të sigurohen mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit në komuna dhe për orarin e tejzgjatur.
“Të shqetësuar me pozitën e vështirë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikjës dhe shpëtimit në të gjitha komunat e Kosovës edhe një herë ju drejtohemi si përgjegjës të institucioneve më të larta shtetërore, më shpresë se do të shqyrtohet kjo gjendje e rëndë dhe e pa përballueshme që po na përcjell vite me radhë. Shërbimi i zjarrfikës dhe shpëtimit që nga pas lufta vepron dhe punon në kushte mjaft të vështira në të gjitha komunat e Kosovës, sepse asnjëherë nuk ju dha prioritet në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen, rritjen e kapaciteteve operative emergjente sipas misionit të zjarrfikjës, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale, vite me radhë kemi ngrit shqetësimet dhe kemi evidentua te gjitha mangësitë dhe problemet qe ballafaqohen zjarrfikësit e Kosovës sa i përket organizimit dhe përgatitjes për t’u ballafaquar me sfidat të cilat munden te paraqiten në situata emergjente”, është thënë në letrën e sindikatës dërguar institucioneve të vendit dhe kryeministrit Kurti.
Përpos shqetësimit për zjarrin, Sindikata e Zjarrfikësve ata janë të shqetësuar edhe me problemet që zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zjarrit, angazhimet shtesë, orar të zgjatura dhe papërkrahje.
“Tash është momenti qe kërkon angazhim dhe përkushtim maksimal i të gjithëve, por në të ardhmen institucionet duhet të angazhohen që shërbimi i zjarrfikjës dhe shpëtimit të trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët sipas themelimit dhe misionit të shpëtimit te jetës se njeriut dhe të mirat materiale te shtetit. Me shqetësim jemi duke i përcjell vatrat e zjarrit që janë duke ndodhur në vendin tonë, ne këto momente zjarrfikësit edhe pse me kushte të vështira dhe pa mjete adekuate, me të gjitha forcat janë duke dhënë maksimumin që situata të vihet në kontroll, por duhet mobilizim dhe angazhim i të gjithë mekanizmave të sigurisë që situata sa më shpejt të vihet në kontroll, të ruhet jeta e qytetarëve dhe pronat e tyre. Jemi te shqetësuar me problemet që zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zjarrit, angazhimet shtesë, me orar te zgjatur dhe pa përkrahje ne teren sa i përket pajisjeve dhe gjithashtu edhe mbështetja me ushqim, zjarrfikësit veprojnë me kushte shumë te vështira dhe gjithsesi duhet te intervenohet ne ketë drejtim. Prandaj nga kryeministri dhe kabineti qeveritar në koordinim me komunat e Kosovës urgjentisht të analizojnë situatën e krijuar dhe t’ju dalin në ndihmë zjarrfikësve të cilët me ditë të tëra janë në luftë me vatra të zjarrit”.
“Qeveria urgjentisht duhet të sigurojë mjete financiare shtesë që zjarrfikësve t’u sigurohen kushte në këto rrethana. Është e nevojshme që të sigurohen edhe pajisje (shpinore, lopata dhe fshesa metalike, dhe pajisje tjera që do të mund t’i përdorin edhe qytetarët vullnetarë të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në situatën e krijuar. Zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në teren duhet të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme, duhet gjithsesi që të sigurohen edhe mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit dhe mobilizimet në komunat e tjera, për orarin e tejzgjatur dhe në kushte shumë të vështira”, është thënë në letrën e zjarrfikësve.