Sinner dhe Sabalenka ‘komandojnë’ renditjet në prag të Roland Garros

22 maj 2025 | 16:22

Turnetë e fundit Masters (dhe jo vetëm) të zhvilluara në fushat me dhè në tenis, në Madrid dhe Romë, kanë bërë disa modifikime në renditjen e përgjithshme për meshkuj e femra.

Ndërkohë që po afrohet grand slam i Roland Garros. Italiani Jannik Sinner mbron kreun e renditjes pas 3 muajsh pushim dhe pikëve të mbledhura

në turneun Masters të Romës. Ai është +1500 pikë karshi spanjollit Carlos Alcaraz, që ngjitet në vendin e dytë, duke zbritur Zverev në të tretin. Vetëm i gjashti serbi Novak Djokoviq.

Te femrat, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes, me gati +4000 pikë nga ndjekësja më e afërt. Në podium janë dy tenistet amerikane Coco Gauff e Jessica Pegula, ndërsa polakja Iga Swiatek humbet tri pozicione dhe zbret në vendin e pestë.

Renditja, “top-5” meshkuj

1.Jannik Sinner, 10.380 pikë
2.Carlos Alcaraz, 8.850 pikë
3.Alexander Zverev, 7.285 pikë
4.Taylor Fritz, 4.625 pikë
5.Jack Draper, 4.610 pikë

Renditja, “top-5” femra

1.Aryna Sabalenka, 10.683 pikë
2.Coco Gauff, 6.863 pikë
3.Jessica Pegula, 6.243 pikë
4.Jasmine Paolini, 5.865 pikë
5.Iga Swiatek, 5.838 pikë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ankese të publikuar në rrjetet sociale nga një…