
Sinner dhe Swiatek triumfojnë në Wimbledon, ja si ndryshon renditja pas grand slam
Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon është përpiluar edhe renditja e re e tenistëve. Jannik Sinner dhe Aryna Sabalenka vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në kategoritë përkatëse. Italiani, fitues të dielën në Londër, thellon edhe më shumë diferencën me Carlos Alcaraz, i dyti. Gati 4500 pikë është diferenca mes tyre, por tani nis “malorja” për Sinner, që i duhet të mbrojë pikët e fituara vjet.
Në podium ndodhet edhe gjermani Alexander Zverev (i treti), ndërkohë që mes pesë më të mirëve janë edhe amerikani Taylor Fritz e britaniku Jack Draper. Ruan vendin e gjashtë serbi Novak Djokoviq. Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka vijon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me mbi 4500 pikë ndaj amerikanes Coco Gauff. Në vendin e tretë ngjitet Iga Swiatek, polakja që doli fituese në Wimbledon. Në “top-5” edhe Jessica Pegula e Amerikës dhe rusja Mirra Andreeva, ende një adoleshente. Fiton pesë pozicione tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, finaliste në turneun londinez.
“Top-5” – Meshkuj
- Jannik Sinner 12.030 pikë
- Carlos Alcaraz 8,600
- Alexander Zverev 6,030
- Taylor Fritz 5,035
- Jack Draper 4,650
“Top-5” – Femra
- Aryna Sabalenka 12,420 pikë
- Coco Gauff 7,669
- Iga Swiatek 6,813
- Jessica Pegula 6,423
- Mirra Andreeva 5,163