
Sipas Interpol-it, kri*inelet më të kërkuar në Ballkan janë nga vendet kandidate për në BE, Serbia (19) dhe Shqipëria (10), kurse nga Kosova asnjë?!
Lion /INTERPOL, 15 maj -Vlerësimi i fundit te Interpol dhe Europol-it për rrjetet kriminale, i publikuar këtë vit, vë në dukje se grupet e organizuara nga Ballkani Perëndimor kanë një prani të konsiderueshme në BE, veçanërisht në Gjermani, France, Itali, Blegjike, Zvicër… Prandaj edhe policia ndërkombëtare kundër krimit të organizuar – Interpol ka intensikuar aksionet e tyre qofte ne terren apo përmes internetit, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
BE a do t’i pranoje anëtare Serbinë dhe Shqipërinë me 50 mije te burgosur ne vendet evropiane për trafik droge dhe vrasje?
Ne dhjetorin e vitit 2023 Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për politikanin serb të Kosovës, Milan Radoicic, i cili udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përplas me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin midis dy vendeve. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri Qeverise Kurtit, z.Xhelal Sveçla se Interpoli ka lëshuar një urdhër arresti të kuq Radoicic.
Sipas burimeve nga Interpoli, kjo organizatë e policisë ndërkombëtare kundër krimit, në Ballkan kërkon mbi 100 kriminelë, më së shumti janë ata nga Serbia dhe Shqipëria. Kurse, nga Kosova asnjë edhe pse dikur para 5-6 vitesh mes 2000-2020 kërkoheshin me dhjetëra persona kryesisht për vrasje, trafik droge, me armatim, prostitucion, kontrabande me cigare dhe qenie njerëzore. Kontrabande kjo qe bëhej edhe ne bashkëpunim me serbë sidomos ne Veri te Kosovës qe Qeveria e fundit e Kosovës ka eliminuar këto banda kriminale te cila kishin për synim te destabilizimin e rajonit. Kur kemi te gjitha keto parasysh vetvetiu kuptohet pse Kosova deri tash nuk është pranuar anëtare e Interpol-it, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Nëse i japim një sy listës se Interpol-it aty shohim se kjo polici ndërkombëtare kundër krimit në Ballkan kërkon mbi 100 kriminelë, ku më së shumti janë ata nga Serbia dhe Shqipëria. Sipas Interpol-it, kriminelet me te kukuar ne Ballkan janë vendet kandidate për anëtarësim ne BE, Serbia (19) dhe Shqipëria (10), Kurse nga Kosova asnjë?!, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuat burimeve nga Interpoli. Pra, nga Kosova asnjë, Maqedonia Veriore (2), Sllovenia (4), Greqia (11), Shqipëri (19), Serbia (14)
Në qershor 2023, Europol mbështetën autoritetet në Gjermani, Itali dhe Holandë në çmontimin e një rrjeti të trafikut të drogës që autoritetet thonë se përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë; Janë arrestuar 35 të dyshuar. Ky rrjet kriminal akuzohet për trafik kokaine dhe kanabis me një vlerë tregu të kombinuar prej më shumë se 1 miliard euro nga Amerika e Jugut në Evropë.
Me flamur…edhe ne burg patriot!.. Po në Zvicër si qëndron puna ne burgje. Për nga numri prijnë ata nga Shqipëria dhe Serbia…
Sipas burimeve nga Berna, Zvicra aktualisht ka 89 burgje me 7 196 vende. Burgu me i vogël ka 5 të burgosur kurse me i madhi ka 399 të burgosur. Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7 196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86 % janë të mbushura apo 6 445 të burgosur, ku prijnë shqiptarët nga Shqipëria për nga numri i tyre. Për shembull nga Shqipëria me 3196 qytetarë në Zvicër, ka 285 shqiptarë nga Shqipëria ne burgje, Serbia me 58.970 qytetarë në Zvicër, ka 76 serbe ne burgje dhe Kosova me 250.000 qytetarë në Zvicër ka vetëm 58 kosovarë në burgjet zvicerane, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Dekodimi i rrjeteve kriminale më kërcënuese të BE-së. Këto dhe raste të tjera tregojnë se kriminelët nga Ballkani Perëndimor janë lojtarë aktivë në tregjet e drogës. Interpol vlerëson se në bandën mafioze serbe “Pink Panther” bëjnë pjesë rreth 800 persona, kryesisht nga Ballkani. Sipas policisë ndërkombëtare Ballkani vazhdimisht është bërë një poligon apo parajsë e kontrabandistëve, jo vetëm si prodhues e tragës (me një ser laboratorësh) por edhe transit, sidomos përmes Serbisë dhe Shqipërisë te cilat banda mafioze vepruan para syve te qeverive here herë ne bashkëpunim me njerëzit e tyre ku aksionet e Interpolit dhe policisë rajonale janë konfiskuar me tone drog e cila kishte për destinacion vendet evropiane.
Sipas njoftime te policisë dhe qeverive evropiane ne burgjet e evropiane sot dominojnë serbet dhe shqiptaret, numri i te cilëve sillet mbi 50 mije sish për trafik droge, vrasje, trafiqe tjera njerëzore apo kontrabande me armatim. Por disa vende sikur Zvicra kane filluar t’i dëbojnë nga vendet e tyre. Kështu p.sh. Zvicra ka dëbuar 2250 kriminelë të huaj, më së shumti ne drejtim të Shqipërisë dhe Algjerisë.
Numri i përgjithshëm i njoftimeve të KUQE publike në qarkullim: 6669. Numri i përgjithshëm i njoftimeve të VERDHA publike në qarkullim: 10,245
Shfaqja dhe konsultimi i njoftimeve të kuqe publike për personat e kërkuar. Një njoftim i Kuq është një kërkesë për agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose masës së ngjashme në përputhje me ligjin. Njoftimi i Kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar.
Personat në fjalë kërkohen nga shteti anëtar që e ka origjinën e njoftimit, ose nga një gjykatë ndërkombëtare. Vendet anëtare zbatojnë ligjin e tyre për të vendosur nëse do ta arrestojnë ose jo një person.
Konsultimi dhe kërkimi për njoftime publike të verdha në lidhje me personat e zhdukur. Njoftimet e verdha lëshohen për të gjetur personat e zhdukur, shpesh të mitur, ose për të identifikuar personat që nuk janë në gjendje të identifikojnë veten.