Sipas SPAK-ut: Asjë deputetë shqiptar nuk është nën hetime

24 gusht 2025 | 08:21

Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit mund të marrin “frymë lirisht” me leje të SPAK.

Një lajm i mirë për ata që do na qeverisin pavarësisht se në zgjedhje u bë nami me blerje votash, por drejtësia e re i ka harruar me kalimin e verës ato episode.

SPAK bëri të ditur përmes një përgjigjeje zyrtare se “emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Për momentin, Dumani ka konfirmuar se asnjëri prej ligjvënësve të rinj nuk rezulton nën hetim. Të gjithë reultojnë të ndershëm dhe të pastër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat…