SIPRI: 77 % e importeve të armëve të Serbisë, vend kandidat për BE, vijnë nga Kina dhe Rusia

08 janar 2026 | 08:24

Serbia rezulton të jetë i vetmi shtet evropian që importon armë nga Kina, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).

Të dhënat e SIPRI-t për periudhën 2020–2024 tregojnë se Kina është furnizuesi kryesor i armëve për Serbinë, duke zënë 57 për qind të totalit të importeve të armatimit. Në vendin e dytë renditet Rusia me 20 për qind, e ndjekur nga Franca me 7.7 për qind, ndërsa 15.3 për qind e importeve vijnë nga vende të tjera.

Sipas këtyre statistikave të paraqitura në grafikë nga Radio Evropa e Lirë, 77 për qind e armëve të importuara nga Serbia vijnë nga Kina dhe Rusia, dy shtete që shpesh konsiderohen rivale gjeopolitike të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

SIPRI është një nga institucionet më të besueshme ndërkombëtare për monitorimin e tregtisë globale të armëve, dhe të dhënat e tij përdoren gjerësisht nga qeveri, organizata ndërkombëtare dhe media në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e SHBA-së për Groenlandën kanë ngjallur shqetësime të mëdha…