Siri, sulmohet me armë ekipi i sigurisë i OKB-së

19 prill 2018 | 08:09

Një ekip sigurie i dërguar nga OKB është sulmuar me armë zjarri në Siri, teksa mbikëqyrte një prej zonave ku dyshohet se janë përdorur armë kimike përpara mbërritjes së hetuesve ndërkombëtarë.

Inspektorët e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike ndodhen në Siri për të hetuar ngjarjen e 7 prillit, për të cilën vendet Perëndimore akuzojnë trupat qeveritare se kanë përdorur armë kimike ndaj popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përfaqësuesit e…