Siria lëshon urdhër-arresti për ish-presidentin Assad

29 shtator 2025 | 08:47

Një gjykatë në Siri ka lëshuar një urdhër arresti në mungesë për ish-Presidentin Bashar al-Assad, raportoi SANA , duke cituar kryetarin e gjykatës.

“Një urdhër arresti në mungesë është lëshuar për Assadin me akuza që lidhen me ngjarjet në Deraa në vitin 2011”, tha gjykatësi për agjencinë e lajmeve. Sipas tij, ky vendim “hap rrugën për ndjekje penale ndërkombëtare”.

Ish-presidenti sirian përballet me “akuza për vrasje të qëllimshme, torturë që çoi në vdekje dhe privim nga liria”. Urdhër-arresti u lëshua bazuar në një padi të ngritur nga të afërmit e viktimave të ngjarjeve të vitit 2011 në Daraa.

Protestat antiqeveritare filluan në provincën Daraa në vitin 2011. Dhjetëra njerëz u vranë gjatë operacioneve për të shtypur kryengritjet. Protestat gradualisht u shndërruan në një konflikt të armatosur, gjatë të cilit vendi u bë i prekshëm ndaj grupeve terroriste. Për një kohë të gjatë, kryeqyteti i provincës dhe vendbanimet fqinje ishin nën kontrollin e grupit terrorist Jabhat al-Nusra.

Pas rrëzimit nga pushtetit disa muaj më parë, Bashar al-Assad u largua drejt Rusisë dhe u vendos në Moskë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë…