Siria thotë se njohu Kosovën me mbështetjen e Turqisë

30 tetor 2025 | 12:20

Ministri i Punëve të Jashtme i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka thënë se me mbështetjen e Turqisë, Siria njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane “X”, kryediplomati sirian ka ndarë lajmin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Nën patronazhin e Arabisë Saudite dhe me mbështetjen e Turqisë, Republika Arabe Siriane njofton njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke riafirmuar respektin për sovranitetin dhe të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Shaibani ka theksuar se Damasku pohon respektin e tij për vullnetin dhe aspiratat e popullit të Kosovës dhe pret me padurim zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Damaskut dhe Prishtinës në një mënyrë që promovon stabilitetin dhe respektin e ndërsjellë midis kombeve.

Me njohjen e Sirisë, tani Kosova njihet nga 120 shtete të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë…