Sistem i ri kualifikimi në provat zyrtare për vitin 2019

03 tetor 2018 | 11:51

Departamenti menaxherial i Formulës 1 po mendon të aplikojë një sistem të ri kualifikimi të makinave gjatë provave zyrtare (ditën e shtunë), duke nisur nga viti 2019.

Sipas “Autosport”, në mbledhjen e fundit të bordit strategjik është diskutuar një format i ri, me katër sesione provash zyrtare, ku në çdo sesion do të eliminohen katër makina. Pra, në sesionin e katërt dhe të fundit do të qëndronin në pistë për “pole position” vetëm 8 makina dhe jo 10 siç ndodh aktualisht. Sipas FIA-s, ky sistem i ri u pëlqen fansave të këtij sporti dhe do ta ndërlikonte jo pak kualifikimin e pilotëve dhe, para së gjithash, do ta rriste spektaklin në pistë.

Ky është një propozim i hedhur në diskutim nga vetë pronarët e rinj të Formula 1, që duan ta aplikojnë që nga viti i ardhshëm. “Ne kemi ‘hetuar’ mes fansave dhe i kemi pyetur dhe ata na kanë dhënë këtë sugjerim. Një zgjidhje që do t’i kënaqte ata, pasi do të kishte më shumë spektakël në pistë. Gjithsesi, një ndryshim nuk është një gabim, pasi sjell një frymë të re, edhe pse në fund do të jetë bordi drejtues ai që do ta marrë vendimin përfundimtar”, ka thënë Charlie Whiting, drejtori i garave të Formulës 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot zhvillohen edhe ndeshjet e  Ligës së Parë të Kosovës…