Situata e sigurisë në Malishevë, stabile dhe e qetë

03 dhjetor 15:26

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, nën drejtimin e nënkryetarit të komunës, Hajdin Berisha, të enjten ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme, ku u tha se situata është e qetë, stabile dhe pa tendencë të destabilizimit të kësaj situate.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, ka thënë siguria e përgjithshme në Komunën e Malishevës, është e mirë, stabile dhe pa tendencë të destabilizimit të kësaj situate.

“Ka rënie të veprave penale, e po ashtu edhe pse jemi në një situatë të rëndë pandemike, nuk ka probleme dhe krejt falë vetëdijes së lartë të qytetarëve të Komunës së Malishevës dhe mirëkuptimit të treguar gjatë pandemisë e sidomos gjatë karantinës”, ka thënë Krasniqi.

Sa përket situatës pandemike në Komunën e Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha, në raportimin e tij, tha se situata me Covid-19 është nën kontroll të plotë, edhe pse në fillim të pandemisë kemi qenë komuna më e prekur, por falë qenësisë, punës së pandërprerë, kjo situatë është qetësuar dhe tani jemi në mesin e komunave më të mira me gjendjen me Covid-19.

Po ashtu në këtë takim, edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka raportuar për përgatitjet për sezonin e dimrit. “Janë kryer të gjitha procedurat dhe janë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror, e po ashtu komuna është përgatitur edhe kujdesin në raport me rastet sociale gjatë këtij dimri, ku të gjitha familjet me gjendje jo të mirë ekonomike do të përkrahen”, ka thënë Rexha.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit,…