Situata me helmim në Deçan, Ramosaj mban konferencë për media në orën 16:00

14 korrik 2021 | 12:14

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se sot në orën 16:00 do të mbajë konferencë për media për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve në ketë komunë.

Konferenca për media do të mbahet në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit.

Nga data 10 korrik deri më sot numri i të helmuar ka shkuar mbi 1 000.

Banorët e Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, siç janë marramendje, të vjella, diarre etj.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Instituti

Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se tashmë ka nisur testimin e mostrave të ujit, të marrë nga kjo komunë, por shkaku i helmimit nuk është përcaktuar ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
17 persona kanë humbur jetën, pas shembjes së një hoteli…