Situata politike në Kosovë, pengesë për zbatimin e marrëveshjeve

04 dhjetor 2020 | 08:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ishte e rëndësishme për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin për serbët në Kosovë dhe ai shprehu dyshimin se Prishtina donte t’i zbatonte marrëveshjet e rëna dakord.

“Ata nënshkruan SSO, kështu që ata nuk bënë asgjë në lidhje me të dhe ata haptas thonë se nuk u shkon ndërmend ta bëjnë atë. Ne jemi të interesuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për serbët dhe çfarë mund të bëjmë për njerëzit tanë, dhe nëse do të ruajmë integritetin e Serbisë”, tha ai.

Në RTS, Vuçiqi vlerësoi se arsyet e brendshme politike në Kosovë aktualisht janë një pengesë për zbatimin e marrëveshjeve të rëna dakord, përcjell portali “Kosovo Online”.

“Presidentë, gjithashtu, dëshirojnë të jenë Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj dhe Mustafa”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia nuk do të pranojë “zgjidhje të rëndësishme” derisa Prishtina t’i përmbushë detyrimet e saj dhe shtoi se i dërguari special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak, përcaktoi mirë se dialogu është “një rrugë e gjatë dhe e dredhur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook”-u do të fshijë nga platforma e vet çdo postim…