Situatat e fundit në BBVA, reagon Ilir Shaqiri: Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit rregulloren dhe…
04 mars 2026
| 14:54
Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar as fituesin e edicionit të parë, Ilir Shaqirin.
Me nota të forta ironie dhe zhgënjimi, ai ka bërë një urim thumbues që godet drejtpërdrejt çdo hallkë të programit, nga drejtuesit e deri te publiku.
“Në këtë pikë uroj ta fitojë Bigun dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen,” – ka deklaruar Shaqiri.
Kjo deklaratë vjen si një “shuplakë” e fortë për mënyrën se si po menaxhohet formati këtë vit.




