Situatë alarmante nga reshjet e shiut, banorët në Poklek të Drenasit po evakuohen me varka
06 janar 2026
| 11:46
Reshjet e pandërprera të shiut në shumë qytete të Kosovës kanë shkaktuar përmbytje.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, në fshatin Poklek të Drenasit banorët e zonës po evakuohen me varka.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë dhe Klinë), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.
Si rezultat, IHMK-ja ka thënë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.





