
Situatë alarmante, tetë të vdekur nga Covidi në Kosovë dhe 2 236 raste të reja
19 gusht 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tetë raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.