Sivjet fillon rekrutimi i ushtarëve të rinj të FSK-së (Video)

07 janar 2019 | 13:57

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Në FSK kanë thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 5.5 milionë euro, dhe për çdo vit të ketë rritje të buxhetit.

FSK-ja pret edhe donacione nga aleatë, e disa veç i ka të konfirmuara për në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo forcë do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të veprojë varësisht urdhrave që do t’i marrë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se kanë qenë të kujdesshëm në aspektin e buxhetit, marrë parasysh situatën ekonomike në vend.

Në planin e FSK-së përfshihet edhe zhvillimi profesional i ushtarëve. Aktualisht ushtarët e FSK-së shkollohen në gjashtë akademi prestigjioze në botë, në vendet anëtare të NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke filluar fazën e transformimit në ushtri, me ndryshime ligjore, dhe jo kushtetuese gjë që ia ka pamundësuar të ketë edhe emrin ushtri.

Rama ka thënë se pavarësisht emrit, FSK-ja do të do të jetë ushtria e Kosovës. Ai ka treguar se në fillim të këtij viti fillojnë me rekrutimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkëngjitën FSK-së.

Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit pritet arrijë një donacion prej 12.5 milionë euro. Vitin e kaluar, gjenerallejtënant Rama ka nënshkruar 71 largime të pjesëtarëve nga komuniteti serb, pas presioneve dhe shantazhit që u kishin ardhur atyre nga Beogradi.

Komandanti i FSK-së ka thënë se pjesa tjetër e serbëve janë duke vazhduar të shërbejnë aty normalisht. Ai ka thënë se dyert e FSK-së janë të hapura për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë t’i shërbejnë ushtrisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bebe Rexha, në ditët e para të janarit ka vendosur…