“S’jam ndjerë kurrë më mirë”, Trump flet pas aludimeve për problemet me shëndetin

01 shtator 2025 | 19:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se “nuk ka qenë kurrë në formë më të mirë” pas thashethemeve që dolën gjatë fundjavës për gjendjen e tij shëndetësore për shkak të tërheqjes së tij të përkohshme nga sytë e publikut.

“Nuk jam ndjerë kurrë më mirë në jetën time”, shkroi Trump në një postim duke iu përgjigjur komenteve nga një përdorues që tallte gjendjen fizike të ish-Presidentit Joe Biden, duke shtuar se “media do të çmendet nëse Trump nuk shfaqet për 24 orë”.

Spekulimet lindën sepse Trump nuk ishte parë në publik që nga mesi i javës së kaluar dhe axhenda e tij ishte e zbrazët gjatë fundjavës, raporton Independent.

Vëmendje shtesë shkaktoi edhe deklarata e zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance për USA Today, në të cilën ai tha se është “gati të marrë përsipër presidencën në rast të një tragjedie”, por edhe se Trump është “në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të mirë”.

Të shtunën, pyetje si “Ku është Donald Trump?” ishin ndër termat më të kërkuar në Google, dhe tema ishte gjithashtu në trend në rrjetin X.

Megjithatë, Trump u fotografua më pas duke shkuar në fushën e tij të golfit në Virxhinia dhe fundjavën e kaluar ai publikoi dhjetëra postime në rrjetin e tij social, duke përfshirë pretendime se Uashingtoni tani është një “zonë pa krim”, një thirrje për të hequr votimin me postë dhe një sulm të çuditshëm ndaj një punonjësi të Shtëpisë së Bardhë për shkak të dëmeve të dyshuara në Kopshtin e Trëndafilave, sipas gazetës britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 30-vjeçar nga Shkodra, që ishte shpallur i zhdukur në…