S’ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve

28 prill 2020 | 08:15

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka treguar arsyen e largimit të rrethojave nga objekti i MPB-së. “Në demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit. Barrierat janë të panevojshme, pasi Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për të cilin ndihmohet edhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”, ka thënë Sveçla gjatë vizitës që ua ka bërë punëtorëve të cilët gjatë ditës së djeshme kanë prerë rrethojat e objektit kryesor të MPBAP-së.

Sveçla ka thënë se ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet vete dhe se në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet.

Gjatë javës së kaluar janë larguar rrethojat edhe prej disa objekteve të tjera të MPB-së si dhe tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Bekim Haxhiu ka treguar se pse Partia Demokratike e…