
S’ka fitues në derbin Chelsea – Liverpool
Chelsea dhe Liverpooli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super ndeshjen e javës së parë të Premier Ligë. Në “Stamford Bridge” ndeshja nisi më mirë për ekipin e Klopp që gjeti avantazhin në minutën e 18-të.
Pas një aksioni spektakolar, Salah shërben në zonë për Luis Diaz, i cili me një prekje të lehtë e devijon “sferën” në kuadrat. Chelsea zgjohet dhe më kalimin e minutave fiton më shumë terren. Në minutën e 37-të, pas një rrëmuje në zonën e Liverpoolit, është Axel Disasi që tregohet i vëmendshëm duke mposhtur portierin Alisson.
Pjesa e parë u mbyll më këtë rezultat, ndërkohë që në fillimin e së dytës Blutë e Londrës janë më dominues në lojë dhe në raste. Në minutat shtesë të ndeshjes, të dyja ekipet kishin nga një mundësi të artë shënimi me Nunez dhe Mudryk.