S’ka fitues në derbin Prishtina – Drita

12 korrik 2020 | 20:00

Ndeshja derbi në mes Prishtinës dhe Dritës përfundoi pa fitues (1-1).

Përballja mes dy skuadrave që po luftojnë për titull në Superligë ishte mjaftë interesante. Në minutën e gjashtë, Prishtina realizoi pas një kundërsulmi nëpërmjet Endrit Krasniqit. Rastet për shënim në pjesën e parë për vendasit kishin edhe Januzi dhe John, por nuk i konkretizuan në gol. Edhe Drita pati rastet e veta për shënim, por Fazliu, Vucaj dhe Haxhimusa nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë interesante, derisa Drita e barazoi rezultatin në minutën e 80-të, kur nga afërsia realizoi Astrit Fazliu për rezultatin final 1-1.

Ky barazim i ka konvenuar Dritës që tash ngritët në kuotën e 65 pikëve, kurse Prishtina zë vendin e katërt me 58 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka thënë Kryeministrit…