S’ka fitues në ndeshjen Gjilani – Dukagjini

12 shtator 2021 | 17:40

Ka përfunduar takimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës. Dy skuadrat kosovare provuan për plotë 90 minuta, por të pafat për të gjetur golin, kësisoj takimi u mbyll pa gola.

Gjilani ishte më kërkuese duke rrezikuar përmes Prognit dhe Shalës gjatë pjesës së parë, por u mungonte finalizimi. Ndërsa, Dukagjini një rast mjaftë të mirë e kishte në minutën e 49-të, ku goditja e Chibuezze përfundoi jashtë portë.

Skuadra e Munishit rrezikoi edhe përmes Dabiqaj, por që topi në fund nuk shkoi brenda rrjetës. Kësisoj, përballja në stadiumin e “Qytetit” mbyllet pa fitues. Tani, Gjilani renditët në pozitën e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini zë vendin e shtatë me dy sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 23- vjeçares në…