
S’ka fitues në ndeshjet Atletico-United dhe Benfica-Ajax
23 shkurt 2022
| 22:57
Liga e Kampionëve mbrëmjen e sotme ka prodhuar dy barazime, duke lënë të hapur gjithçka për duelet e kthimit. Atletico Madrid dhe Manchester United nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në “Wanda Metropolitano”.
Joao Felix zhbllokoi shifrat që në minutën e 7-të me një goditje me kokë brenda zonës. Në minutën e 80-të do të vinte reagimi nga Anthony Elanga.
Benfica dhe Ajax e mbyllën në rezultatin 2-2 ndeshjen e parë të luajtur në Portugali. Tadiq dhe Haller realizuan për skuadrën holandeze, ndërkohë që për vendasit golat mbajnë autorin e një autogoli nga Haller dhe të Yaermchuk.