S’ka kolona në pikëkalimet kufitare

22 dhjetor 2025 | 08:11

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në mëngjes në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë është regjistruar qarkullim normal i automjeteve, pa kolona dhe me pritje minimale si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete sillen nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa për automjetet e rënda (kamionë) pritjet janë gjithashtu të ulëta, duke mos shënuar vonesa apo kolona të gjata.

Nuk raportohet për bllokime, ngarkesa të shtuara apo pengesa në qarkullim në pikat kryesore si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Jarinjë, Merdarë, Hani i Elezit, Mutivodë dhe të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet nigeriane thonë se kanë siguruar lirimin e 130 nxënësve…