
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
05 korrik 2025
| 20:41
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetët e partive PDK, LDK, AAK e partive tjera më të vogla nuk po e votojnë themelimin e Komisionit për votim të fshehtë.
Këto parti janë shprehur kundër kandidates së propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu i është ndërprerë fjalimi në Kuvend, ashtu siç i është ndërprerë fjalimi deputetes së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Edhe të shtunën në mbrëmje, nuk është arritur shumica për komisionin për votim të fshehtë. Votuan vetëm 39 deputetë nga 74 sa ishin komplet.
Seanca është ndërprerë dhe do të vazhdojë më 7 korrik në orën 11:00.