S’ka konsultime me presidentin para miratimit të buxhetit

20 shkurt 2026 | 08:37

Të hënën e kësaj jave kryetari i LV-së, kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se në po atë ditë do të nisë konsultimet për presidentin më partitë politike por deri më tani të njëjtat konsultime nuk kanë nisur.

Këtë e konfirmoi shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, sipas së cilës, konsultimet për presidentin do të nisin pas miratimit të buxhetit për vitin 2026.

“Është e rëndësishme që te finalizohet çështja e buxhetit, nesër është seanca në lexim të dytë, pas miratimit të buxhetit vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”

Në PDK ndërkaq thonë se për zgjedhjen e presidentit duhet një marrëveshje politike.

“Pa marrëveshje politike s’mund të ketë votë për president dhe zgjidhja për të dalë nga ky problem është marrëveshja politike mes partive”, deklaroi Rrahmani për rtv21

Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani përfundon më katër prill derisa sipas afateve kushtetuese nëse nuk ka president të ri më 5 mars, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në LDK thonë se i propozuari për president duhet të jetë një emër që përfaqëson qytetarët dhe ka pajtueshmërinë e shumicës në Kuvend.

“S’kam asnjë informacion, nuk ka diçka, i takon kryetarit të partisë të vlerësojë  nëse ka ftesa për dakordim apo diçka tjetër ose hapje e temës se zgjedhjes se presidentes  presidenti duhet te zgjidhet ashtu siç i takon me kushtetute që është një njeri i cili përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe e ka konsensusin e shumicës”, tha Zemaj

Duke i cilësuar konsultimet për president si të nevojshme në AAK kanë thënë se nuk kanë votë për një kandidat jokonsensual.

“AAK-ja ende s’ka marrë ndonjë ftesë për konsultime ato janë të domosdoshme sepse emri i presidentit duhet të jetë konsensual që pranohet nga të gjitha partitë politike. Procesi është tejet jotransaprent nuk po aludohet për ndonjë emër. S’ka diskutime fare s’ka emra. Ne s’do të marrim pjesë në votim nëse s’ka kandidat kosnensual”, tha Kadrijaj

Një ditë më parë kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu bëri të ditur se është në pritje të kandidaturave për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit dhe se  sapo t’i ketë nënshkrimet nga kandidatët për president, do të veprojë në lidhje me thirrjen e seancës për zgjedhjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Uashingtoni ka vlerësuar pjesëmarrjen e…