
S’ka kuorum për votimin e Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj
02 nëntor 2020
| 11:36
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka kuorum për ta votuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj.
Ajo ka treguar se në sallë nuk ndodhen as 50 deputetë për ta votuar në parim projektligjin në fjalë.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë refuzuar që ta votojnë këtë projektligj, pasi sipas tyre, përmban shumë paqartësi.