S’ka më “divorce sekrete”, femrat saudite do të njoftohen me SMS

08 janar 2019 | 10:43

Një legjislacion i ri në Arabinë Saudite pritet t’i japë fund praktikës së deritanishme të të mosnjoftuarit të femrave në raste divorci. Tani gjykatave do t’u kërkohet t’i njoftojnë femrat përmes një mesazhi SMS në telefonat celularë, mbi vendimet që konfirmojnë divorcet e tyre.

Avokatet lokale thonë se masa e re do t’u japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, në të cilat meshkujt mund të zgjedhin t’i japin fund martesës së tyre pa ua thënë këtë bashkëshorteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka krijuar diellin artificial që është gjashtë herë më…