S’ka nevojë për dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje

28 prill 2026 | 13:56

Vullnet Bugaqku nga KDI-ja ka bërë me dije se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse deri në mesnatë nuk zgjedhet presidenti.

Në emisionin “Kosova Today”, Bugaqku ka thënë se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

“Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka vendim të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në mënyrë legjitime, në mënyrë Kushtetuese, atëherë me automatizëm ne shkojmë në zgjedhje, dhe duhet nga nesër e tutje të caktohet vetëm data e zgjedhjeve, dhe ato data mund të jenë ose 31 marsi, ose 7 qershori”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtari i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka dal…